Maqedoni

Lloga thirrje Gjykatës Supreme: Nëse keni shantazhe, denonconi publikisht

Shpërndaje

Ministri i Drejtësisë, Krenar Lloga u shpreh i befasuar se si ndaj Gjykatës më të lartë në vend ka shtanazhe dhe presione politike.

Në emisionin “Politica” në TV Globi, ai tha se Gjykata Supreme si organ më i lartë i drejtësisë duhet të denoncojë publikisht nga kush i vijnë shantazhet.

“Duhet të denoncohen në organet e drejtësisë ose më e pakta nëse ka nga politika apo nga kolegët e vetë është dashur që ta paraqes edhe në Këshillin Gjyqësor ose të më informojnë edhe mua”, tha Lloga.

E gjithë kjo tha i pari i drejtësisë mund të ndodh pasi Maqedonia po futet në fund të vitit, i cili sipas tij, do të jetë shumë turbulent pasi afrohet koha e ndryshimeve kushtetuese.

“Po i afrohemi momentit dhe është presioni i kohës kur duhet të arrihen ndryshimet kushtetuese”, shtoi ministri Lloga.

Ai tha se opozita po imponon fjalorin e saj politik për zgjedhje të parakohshme, por në “fakt më shumë vlenë thirrja e ndërkombëtarëve dhe e qeverisë që të kryhen ndryshimet kushtetuese”.

Miratimi i ndryshimeve kushtetuse do të ndodh tha Lloga, e pataj, sipas tij, do të shkohet në zgjedhej, ndërsa rikujtoi se kjo ka qenë pika kryesore pse ASH është bërë pjesë e qeverisë.

Ndryshe, Këshilli Gjyqësor përmes një ftese me shkrim e ka thirrur kryetaren e Gjykatës Supreme Besa Ademi në takim pune me anëtarët e Këshillit lidhur me zhvillimet e fundit dhe shkrimet e publikuara në media për presionet politike ndaj gjyqtarëve të gjykatave më të lartë.

Mbledhja e punës është caktuar për të hënën e datës 6 nëntor në orën 11:00 në ambientet e Këshillit Gjyqësor.