Publikohen pamje: Treni në Dusseldorf “vishet” me flamurin kuqezi (Video)
Në Düsseldorf të Gjermanis trenat janë mbuluar me flamuj kuq e zi dhe me mbishkrimin “Mirë se vini të gjithë në Düsseldorf UEFAEURO 2024”, shkruan albinfo.ch.
Kjo është bërë për shkak se Düsseldorfi është qyteti pritës për UEFAEURO 2024.
Kombëtarja shqiptare në nëntor të 2023 barazoi me rezultatin 1-1 ndaj Moldavisë në stadiumin “Zimbru”, duke siguruar pjesëmarrjen për herë të dytë në histori në finalet e një Kampionati Europian.
Kuqezinjtë në Duseldorf do të luajnë ndeshjen e fundi të grupit, ndaj Spanjës më 24 qershor, përcjell albinfo.ch.
Në pamjet e publikuara, shihet se si edhe trenat janë veshur me flamurin shqiptar.
Ndeshjen e parë Shqipëria e zhvillon ndaj Italisë më 15 qershor, derisa më 19 qershor është ajo me Kroacinë në Hamburg.