Anulohet seanca e komisionit kuvendor në të cilën duhej të diskutohej për dyshimet për përgjimin e paligjshëm të ASK-së
Anulohet seanca e Komisionit për mbikëqyrje të punës së Agjencisë për siguri kombëtare dhe të Agjencisë për zbulim lidhur me dyshimet aktuale për përgjimin e paligjshëm nga Agjencia për siguri kombëtare (ASK), që është bërë në periudhën prej vitit 2019 deri në vitin 2024. Nga shërbimi për shtyp i qeverisë nuk ka shpjegim për anulimin e seancës.
Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi për sot në orën 11 kishte caktuar seancën e Komisionit për mbikëqyrje të punës së Agjencisë për siguri kombëtare dhe të Agjencisë për zbulim.
Siç informoi dje shërbimi për shtyp i qeverisë, me seancën duhej të kryesonte deputetja e LSDM-së, Slavjanka Petrovska.
Kjo pason pasi që anëtari i Komisionit për mbikëqyrje të ASK-së dhe Az-së, deputeti Ljupço Prenxhov dje publikisht i bëri thirrje kryetarit të Komisionit, Skender Rexhepi nga Fronti evropian të caktojë mbledhje urgjente. Kryetari i Komisionit, Skender Rexhepi dje u përgjigj se përderisa është kryetar dhe i diskriminuar, nuk do të caktojë një takim të tillë.
“Qëllimi i seancës është të shqyrtohen dyshimet shqetësuese për veprimin e paligjshëm në ASK, përkatësisht, të konstatojmë datë të saktë për vizitë zyrtare në Agjencinë për siguri kombëtare përmes të cilës do të kontrollojmë drejtpërdrejtë gjendjet dhe hetim të hollësishëm të të gjitha rrethanave lidhur me këto ngjarje”, theksoi Prenxhov.
Këto ngjarje, sipas deputetit, shkaktuan shqetësim të madh në opinion, dhe, siç tha, e minojnë demorkacinë dhe besimin në institucionet e angazhuara për mbrojtje të sigurisë kombëtare.
“Mu për këtë arsye, obligim i komisionit është të veprojë me përgjegjësi dhe me transparencë, me qëllim, që të sigurohet llogaridhënie e institucioneve dhe mbrojtje e integritetit të tyre dhe demokracisë në shtet”, sqaroi Prenxhov.
Rexhepi potencoi se ai nuk mund të marrë pjesë në një seancë të tillë, pasi informacionet janë të klasifikuara, ndërsa ai nuk ka përgjigje ndaj kërkesës për certifikatë të sigurisë të cilën e ka kërkuar në nëntor apo dhjetor të vitit të kaluar.
“Cila do të ishte logjika, kryetari i Komisionit të mos mund të marrë pjesë në një Komision të tillë apo kontroll të shërbimeve. Unë para një viti kam parashtruar kërkesë për certifikatë sigurie. Konsideroj se ky është diskriminim”, theksoi Rexhepi.
“Porositi se kryetari i Kuvendit ka mundësi të thërrasë seancë të Komisionit.