Albin Kurti: Besoj që pjesëmarrja do të jetë masive, koalicioni iku pa fajin tonë
Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, njëherit kandidati për Kryeministër, Albin Kurti tashmë ka votuar, ku i ftoi qytetarët që ta ushtrojnë të drejtën për votim duke i falënderuar ata për pjesëmarrjen në fushata.Ai beson që pjesëmarrja në votim do të jetë masive, dhe se kjo reflektohet në cilësinë e zgjedhjeve dhe legjitimitetin e tyre.
Postimi nga KURTI:
Sot është një ditë edhe e bukur edhe e rëndësishme. I ftoj të gjithë qytetarët që ta ushtrojnë të drejtën e votës, ta përdorin mundësinë për t’u përcaktuar për përbërjen e Kuvendit të ardhshëm. Uroj, besoj dhe punojmë që legjislatura e 10-të të konstituojë sa më shpejt Kuvendin e ardhshëm dhe, njëkohësisht, ta formojë qeverinë e re. I falënderoj të gjithë qytetarët për pjesëmarrjen në fushatë, pastaj për durimin, vëmendjen dhe angazhimin që kanë treguar. Gjithashtu shpresoj që pjesëmarrja të jetë masive, sepse dalja e lartë reflektohet në cilësinë e zgjedhjeve dhe në legjitimitetin e institucioneve. Gëzuar të gjithëve!

