BotaTop Lajme

“Përgatituni për naftë me 200 dollarë për fuçi” – Irani kërcënon me kolaps total energjetik për Perëndimin

Shpërndaje

Komanda Operative e ushtrisë iraniane, “Khatam Al-Anbiya”, ka shpallur një ndryshim dramatik në strategjinë e saj ushtarake.

Në vend të “sulmeve hakmarrëse” të deritashme, Teherani po kalon në një taktikë të sulmeve të vazhdueshme kundër kundërshtarëve të tij.

Zëdhënësi Ebrahim Zolfaghari lëshoi një kërcënim direkt se çdo varkë naftëmbajtëse (tanker) që lundron drejt SHBA-së ose aleatëve të tyre do të konsiderohet si objektiv legjitim.

​„Përgatituni për naftë prej 200 dollarësh për fuçi“, porositën nga komanda, duke vënë në dukje se siguria rajonale është destabilizuar plotësisht.

Ky përshkallëzim vjen në një moment kur qarkullimi nëpër Ngushticën strategjike të Hormuzit është praktikisht i paralizuar, gjë që tashmë i ka ngritur çmimet e naftës në nivelin rekord prej 120 dollarësh për fuçi.