BotaTop Lajme

Trump “kërcënon” Iranin me një imazh të krijuar me “AI” ku shfaqet me armë: Nuk ka më zotëri djalë i mirë!

Shpërndaje

Presidenti amerikan, Donald Trump ka ashpërsuar tonet ndaj Iranit. Së fundmi, përmes një postimi të publikuar në rrjetin e tij social “Truth Social”, ai i kërkon Teheranit të lëvizë shpejt drejt një marrëveshjeje për programin bërthamor.

Në mesazhin e tij, Trump përdori edhe një shprehje të drejtpërdrejtë “Nuk ka më z. djalë i mirë”, të shoqëruar me një imazh ku shfaqet duke mbajtur një armë ushtarake.

“Irani nuk po e gjen dot rrugën e vet. Ata nuk dinë si të nënshkruajnë një marrëveshje jo-bërthamore. Më mirë të vijnë shpejt në vete!”, shkroi ai, duke lënë të kuptohet edhe për pasoja të mundshme nëse nuk arrihet progres diplomatik.

Deklaratat e Trump vijnë në një periudhë tensionesh të vazhdueshme mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Iranit, lidhur me programin bërthamor të Teheranit dhe negociatat e ngecura mes palëve.