Rektori i UNT-së, Bekim Fetaji priti në takim pune Prof. Christina l. Wassenaar nga Universiteti i Alabamës Jugore të Shba-së
Rektori i Universitetit “Nënë Tereza” në Shkup, Prof. Dr. Bekim Fetaji, priti në një takim pune me kuadrin akademik nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Prof.Inor.Dr. Christina L. Wassenaar nga Universiteti i Alabamës Jugore (University of South Alabama).
Në këtë takim, rektori Fetaji ishte i shoqëruar nga prorektorja për Marrëdhënie Ndërkombëtare, Prof. Inor. Dr. Diturije Ismaili, dhe prorektori për Financa, Investime dhe Zhvillim, Prof. Inor. Dr. Bujamin Bela. Gjatë bashkëbisedimit, drejtuesit e UNT-së shprehën gatishmërinë e plotë të institucionit për të hapur rrugë të reja të partneritetit akademik me universitetet amerikane, duke vënë theksin te rëndësia e ndërkombëtarizimit të arsimit të lartë.
Fokusimi kryesor i këtij takimi pune ishte edhe shqyrtimi i mundësive konkrete për bashkëpunim dypalësh, ku bashkëbiseduesit ndanë ide me interes të ndërsjellë që synojnë realizimin e projekteve të përbashkëta në hulumtim shkencor, ngritjen e cilësisë së studimeve të ciklit të dytë dhe mundësinë e krijimit të programeve të përbashkëta studimore për diploma të dyfishta (Double Degree).
Prof. Inor. Dr. Christina L. Wassenaar falënderoi udhëheqësinë e UNT-së për mikpritjen dhe vlerësoi lart vizionin e universitetit për rritjen e cilësisë akademike dhe përfshirjen në rrjetet globale të kërkimit shkencor.

