BotaTop Lajme

Trump: Çmimi i naftës do të “bjerë ndjeshëm” pas përfundimit të konfliktit me Iranin

Shpërndaje

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, deklaroi se çmimet e naftës do të bien ndjeshëm sapo të përfundojë konflikti ushtarak me Iranin, duke shtuar se përfundimi i konfliktit “nuk do të zgjasë shumë”.

Në një postim në rrjetin e tij social Truth Social, Trump fajësoi ish-presidentin Joe Biden dhe administratën e tij për rritjen e çmimeve në Shtetet e Bashkuara.

“Shpresoj që të gjithë ta kuptojnë se rritjet e çmimeve në të gjithë Amerikën u shkaktuan nga Joe Biden dhe administrata e tij, jo nga Trump”, shkroi ai.

Trump theksoi gjithashtu se çmimi i naftës ishte më i lartë gjatë administratës Biden sesa sot, ndërsa e cilësoi rritjen aktuale të çmimit të naftës si një situatë të përkohshme.

Sipas presidentit amerikan, me përfundimin e konfliktit ushtarak me Iranin, çmimi i naftës do të pësojë një rënie të fortë.