Partitë e reja politike të paralajmëruara në Maqedoni
Nga, Abdulla Mehmeti
Në parim, themelimi i partive të reja politike nuk duhet të paragjykohet, sepse përmes tyre begatohet jeta politike me ide, koncepte dhe forma të reja të organizimit dhe veprimit politik të qytetarëve. Por, ajo që duhet t’u bëhet me dije atyre që nuk i kuptojnë lehtë këto fenomene, është se:
Shumica e këtyre iniciativave për themelimin e partive të reja të shqiptarëve në Maqedoni nuk kanë të bëjnë me themelimin e partive të reja politike, por me riorganizimin, riformatimin dhe riemërtimin e formacioneve politike të mëhershme, fraksioneve dhe grupimeve nga njerëz të cilët kanë qenë më parë pjesë të partive politike ekzistuese (disa edhe udhëheqës të lartë), ose janë pjesë e nëntokës kriminale me tendencë të ngritjes në pushtet me ndihmën e klaneve mafioze dhe agjenturave të huaja, për t’u shërbyer qëllimeve dhe interesave të tyre.
Deri kur shqiptarët nuk do t’i pyesin liderët e tyre: Kush je ti? Cila është e kaluara e juaj? Kush ishe dje, e kush je sot? Kush ishin të parët tuaj, miqtë, shokët dhe bashkëpunëtorët në organizimet politike? Kujt i keni shërbyer me veprimet tuaja të derisotme dhe çka mendoni të realizoni në të ardhmen, nëse vërtet nuk jemi ,,masha” në duart e huaja për ta mbajtur ende popullin shqiptar në gjumë, në robëri, nën okupim dhe sundim të huaj?!
Çdo hap konsiderohet ecje, por jo secili hap shpie përpara!