Banesa e shkrumbuar në Fier, dyshohet se flakën ia vuri gruaja
Zjarri shkrumbon një banesë në fshatin Grecalli të Fierit. Pavarësisht mbërritjes së shpejtë të shërbimit zjarrfikës flakët përpinë gjithçka në pak minuta.
Në momentin e zjarrit në banesën e Trifon Gjikës nuk ka pasur familjarë, ndërsa dyshohet se flakën ia vuri gruaja e tij.
Zjarrfikëset shkuan në vendin e ngjarjes dhe shuan flakët.