Eksploziv e breshëri plumbash drejt një banese në Kamëz (Video)
Kamza është tronditur gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm kur persona ende të paidentifikuar kanë qëlluar me armë drejt kompleksit ku gjendet lokal, garazh por dhe banesa ku jeton familja Halili.
Autorët nuk janë mjaftuar me kaq mësohet se autorët kanë hedhur eksploziv, nga shpërthimi i të cilës janë djegur dy makina që ndodheshin të parkuara në oborrin e banesës së shtetasit Shkëlqim Halili.
Policia informon se ngjarja u shënua rreth orës 02:07 minuta të së martës (14 gusht) në rrugën “Bulevardi Blu”, në Kamëz.
“Më datë 14.08.2018, rreth orës 02:07, në rrugën “Bulevardi Blu”, në Kamëz, në oborrin e banesës së shtetasit Sh. H., është hedhur një sasi lënde plasëse e cila ka shpërthyer duke shkaktuar vetëm dëme materiale në dy mjetet e parkuara në oborrin e banesës. Gjithashtu autorët kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të banesës” informoi sot në mëngjes policia e Tiranës
Ne Fushe Kruje gjendet fuoristrada e djegur
Nuk ka kaluar shumë dhe në Fushë Krujë është gjetur dhe një makinë të djegur brenda së cilës ka pasur dy armë zjarri.
:Në vijim të informacionit të dhëne më parë për ngjarjen e ndodhur në Kamëz ku është qëlluar me armë zjarri në drejtim të banesës së shtetasit Sh. H., si dhe është hedhur një sasi lëndë plasëse, në Fushë Krujë është gjetur një mjet i djegur tip “Fuoristradë”, ku në brendësi të mjetit janë gjetur dy armë zjarri tip “Kallashnikov”, të cilat dyshohet se janë përdorur nga autorët në lidhje me ngjarjen e ndodhur.”
Sekuestrohen kamerat
Familja është treguar e rezervuar dhe nuk ka pranuar që kamerat të filmojnë dëmet ndërkohë që mësohet se kompleksi ka qenë i survejuar me kamera, filmimet e të cilave i janë dhënë grupit hetimor për të zbardhur autorët e këtij sulmi
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.