Këto janë 11 nominimet nga UEFA për golin më të mirë të vitit
UEFA ka publikuar listën e plotë të 11 golave të nominuar për çmimin “Goli më i mirë i vitit”. Në këtë listë marrin pjesë golat e shënuara nga tri gra dhe 8 burra. Ndër emrat më të njohur të nominuar është Cristiano Ronaldon, me golin e tij kundër Juventusit.
11 golat e këtij viti janë përzgjedhur nga Vëzhguesit Teknik të UEFA-s. Nga secila garë e UEFA-s e organizuar gjatë 12 muajve të fundit është zgjedhur nga një gol. Vetëm golat e shënuara në klube të regjistruara në UEFA ose në ndeshje ndërkombëtare janë marrë parasysh nga paneli, transmeton Gazeta Express.
Kjo është lista e plotë e 11 golave të nominuar:
Lucy Bronze (Lyon 1-0 Manchester City)
Olga Carmona (Zvicra 0-2 Spanja)
Elisandro (Sporting CP 2-5 Inter)
Elliot Embleton (Turqi 2-3 Angli)
Christian Eriksen (Irlanda 1-5 Danimarka)
Paulo Estrela (Porto 5-1 Besiktas)
Eva Navarro (Gjermania 0-2 Spanja)
Dimitri Payet (Marseille 5-2 Leipzig)
Goncalo Ramos (Sllovenia 0-4 Portugalia)
Ricardinho (Portugalia 4-1 Rumania)
Cristiano Ronaldo (Juventus 0-3 Real Madrid)
Për të shikuar të gjitha golat dhe për të votuar golin tuaj të preferuar, mund të klikoni në linkun më poshtë:
http://gots.uefa.com/#/en/ /Gazeta Express/