Maqedoni

Normalizohet komunikacioni në rrugën Shtip- Koçan, vonesa prej gjysmë ore në “Bogorodicë”, një orë në “Tabanoc”

Shpërndaje

Trafiku në rrugën magjistrale Shtip- Koçan i cili ishte në ndërprerje për shkak të një aksident trafiku nga ora 18.45 është normalizuar. Zhvillimi i komunikacionit në rrugët shtetërore zhvillohet kryesisht nëpër rrugë të thata.

Siç njofton LAAM, intensiteti i komunikacionit në drejtimet rrugore jashtë mjediseve të qytetit është në rritje. Në vendkalimet kufitare nga ana maqedonase nuk ka vonesa të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti, vetëm se në vendkalimin kufitar “Bogorodicë” ku vonesat janë rreth gjysmë ore dhe në vendkalimin kufitar “Tabanoc” ku vonesat janë rreth një orë.

LAAM rekomandon vozitje të kujdesshme dhe shpejtësi dhe lëvizje që përkojnë me respektimin e sinjalizimit të vendosur nëpër komunikacion.

Në gryka dhe prerje të mundshme janë rrëshqitjet e dheut veçmas në drejtimet: Koçan- Makedonska Kamenicë- Dellçevë, Vinicë- Berovë, Gostivar- Strazhë, Mavrovë- Dibër -Strugë, Demir Kapi- Udovë, Katllanovë- Veles, Krushevë- Demir Hisar dhe Resnjë- Bukovë.