Haradinaj në gjysmëmaratonë me fanelën e Xherdan Shaqirit
Kryeminsitri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka treguar se në gjysmëmaratonën ‘Prishtina 2019’ ka vrapuar me fanelën e yllit të Liverpoolit, Xherdan Shaqiri.
“Duke mbajtur fjalën qe i kam dhënë vëllaut të Xherdan Shaqirit, vrapova me fanellën e yllit tonë në futboll”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.
Haradinaj ka thënë pjesëmarrja në gjysmëmaratonë ka qenë një sfidë personale, të cilën e ka përfunduar me sukses, ndonëse me një minutë vonesë krahasuar me vitin paraprak.
“Përgëzoj të gjithë pjesëmarrësit me të cilët ndamë shtegun e vrapimit, organizatorët, pjesëtarët e Policisë, ekipet mjekësore, vullnetarët dhe ushtarët e FSK-së për mbarëvajtjen e kësaj ngjarje masive, e cila përmes sportit promovon vendin tonë në botë”, ka thënë Haradinaj.
Kryeministri Haradinaj ishte pjesë e gjysmëmaratonës ‘Prishtina 2019’ së bashku me bashkëshorten e tij.
Njëjtë si në vitin 2018, edhe këtë vit atletët nga Kenia e kanë dominuar disiplinën 21 kilometërshe të gjysmëmaratonës ‘Prishtina 2019’.