Showbiz

Është arre.stuar në Zvicër reperja Loredana Zefi, dyshohet për zhvatjen e 900 mijë frangave

Shpërndaje

Policia zvicerane ka arre.stuar reperen e njohur kosovare, Loredana Zefin.

Autoritetet e drejtësisë kanë konfirmuar se ajo dyshohet për mashtrim. Loderana është prangosur në shtëpinë e saj në Luzern, raporton gazeta 20min.ch

“Prokuroria e Shtetit ka nisur një hetim për mashtrim të dyshuar në shumën prej 900.000 franga zvicerane”, ka deklaruar zëdhënësi Simon Kopp për 20 minute.

Sipas hulumtimit të gazetës zvicerane, Loredana dhe vëllai i saj kanë mashtruar një qift.

Bëhet fjalë për Petran (52 vjeçare) dhe Hans Z. (53 vjeçar) të cilët thellësisht janë futur në borxh dhe kanë humbur pasurinë e tyre.

Ndryshe,reperja Loredana është bashkëshorjta e reperit nga Ferizaj, Mozzik.

“20 minuten”, kishte kontaktuar me Loredana Zefi, para se ajo të arrestohej mbrëmë nga policia kantonale e Lucernit, për vjedhjen e 900 mijë frangave.

Gazeta shkruan se Loredana, e kishte pranuar se 900 mijë franga i takojnë familjes Z., të cilët e akuzuan për vjedhjen e tyre, por nuk e kishte pranuar se ajo ishte pjesë e marrjes së tyre. Loredana kishte thënë se vëllezërit e saj e kanë bërë këtë dhe ajo nuk ka asnjë lidhje me këtë, transmeton Gazeta Express.

Loredana u citua të kishte thënë “Ju e dini, bëj gjithçka për drejtësi. Ju thjeshtë nuk duhet t’i besoni të gjithëve”.

Policia kantonale e Luzernit dje në mbrëmje e ka arrestuar reperen Loredana Zefi, e cila është nga Ferizaj. Ajo u arrestua në një apartament në qytetin e Lucernit dhe shtëpia e saj u bastis.

Gazeta zvicerane, emrin e vërtetë të vëllait të Loredanës (Bekimit) e ka mbuluar me emrin Berat, për arsye të mbrojtjes së identitetit. Gjithashtu, emrin e vëllait tjetër (Arsim) të përfshirë të saj, e kanë mbrojtur me emrin Agon. Këta emra nuk janë origjinalë dhe janë të mbrojtur nga gazeta.