Ish-ushtari i UÇK-së nga Prekazi ndan një rrëfim rrëqethës për tme.rret e luf.tës (VIDEO)
Valdet Jashari, i cili si 19-vjeçar iu bashkua UÇK-së, kërkon drejtësi për nënën dhe vëllezërit e vra.rë.
I pari që u doli përballë sulmeve të forcave serbe në hyrje të fshatit Prekaz, ishte ushtari i UÇK-së, Valdet Jashari.
Valdeti që aso kohe ishte vetëm 19-vjeçar ende i kujton momentet e ballafaqimit me forcat serbe.
Ai thotë se sa herë që këmbësoria e ushtrisë serbe fillonte të vinte ushtarët e UÇK-së i gjuanin. Sipas tij ata vinin nga fabrika e municionit dhe kur sulmoheshin nga UÇK-ja ata ndaleshin, por më pas fillonin me granatime të rënda.
Pas një dite luftimesh, Valdet Jashari bashkë me ushtarë të tjerë u detyruan të tërhiqeshin.
Ata u vendosën në një shtëpi e cila sërish u bë cak i sulmit nga tanket e bom.bat serbe. Në këtë shtëpi ai u pla.gos rëndë, por që fatmirësisht shpëtoi.
“E kanë gju një bom.bë apo gra.natë midis dhome. Dhe kur ka ra gra.nata mua më ka humb vetëdija. Kur jam zgju e kam pa që afër e kisha pas Hamit Jasharin, i cili ishte i vde.kur duke u djegur. Jam afru dhe e kam shymë”, ka rrëfyer Valdet Jashari.
Fatin e Valdetit nuk e kishin anëtarët e tjerë të familjes. Atij iu vra.në tre vëllezër nga mosha 5 deri në 16 vjeçare, së bashku me nënën.
Ai i ka të freskëta kujtimet kur pa forcat serbe duke i bartur kuf.omat me kamion.
“Këtu ka ardh kamioni i ushtrisë serbe edhe i kanë marrë kuf.omat prej shtëpisë që janë vra.rë brenda”, shton Jashari.
Gjithë fshati ishte mbushur me forca serbe. Por, Valdet Jashari sërish ishte me fat. Ai kaloi natën nën kulmin e një shtëpie, në të cilën kishte edhe serbë, por pa u vërejtur.
“Këtu u mbush forca ushtarake paramilitare të Serbisë plot oborri, edhe unë mbeta i pla.gosur në kulm të shtëpisë por i pashë të gjitha. Atë natë policia ka qëndru në atë shtëpi, e unë naltë kam qenë i pla.gosur”, thotë Jashari.
Për gjithë këtë histori, Valdet Jashari së fundi është ftuar për të dëshmuar nga Gjykata në Kosovë.
Pavarësisht se e cilëson të vonuar, Valdeti shpreson që Tribunali Ndërkombëtar për kri.met e Serbisë të kryera në Kosovë, do t’i zbardhë ato që ka bërë ai regjim mbi shqiptarët.