Rajoni

Një qytet i vjetër e me shumë emra, sonte në Gjurmë shqiptare

Shpërndaje

Një qytet i panjohur dhe fort i vjetër… Askush deri me sot nuk ka mundur t‘i japë emrin e saktë. Në hartën arkeologjike shqiptare njihet si Kerthiza e botës, por edhe si Justinianopoli, Hadrianopoli e me radhë.

Çfarë kërkonin ata dhe shumë të tjerë në këtë vendbanim të lashtë? Përse kërkime të vërteta nuk janë kryer asnjëherë?

Misteret dhe enigmat e një qyteti të jashtëzakonshëm do të zbulohen sot në mbrëmje në “Gjurmë Shqiptare” të gazetarit Marin Mema. Çfarë fle nëntokë dhe përse ilegalët përfshirë ata të veshur me pushtet u dynden në këtë vend?/Top Channel