LSDM: Filloi pagesa e ndihmës së rritur sociale, mbi 25.000 familje kanë fituar të ardhura të garantuara minimale
Filloi pagesa e ndihmës së rritur sociale e cila është paraparë me reformën e re sociale.
Mbi 25.000 familje kanë fituar të ardhura të garantuara minimale, e cila për pjesën më të madhe të tyre është rritur për madje 100 për qind. Të gjitha familjet që nuk kanë fëmijë në mënyrë shtesë u është paguar edhe shtesë për fëmijë dhe ajo arsimore.
Me reformën sociale bëjmë transformim të plotë të sistemit për ndihmë sociale e cila ka për qëllim që përgjithmonë ta largojë varfërinë.
Për herë të parë, shfrytëzuesit e Ndihmës së garantuar minimale, marrin edhe shtesë të fëmijëve si dhe shtesë për arsim fillor. Programi i deritanishëm për kompensim të kushtëzuar në të holla për arsim të mesëm, është transformuar në të drejtë të shtesës për arsim.
Me reformën sociale në vend të përfshirjes aktuale prej 3.200 fëmijë, tani shtesë për fëmijë shfrytëzojnë 73.500 fëmijë, ndërsa në vend të 3.800 fëmijë shfrytëzues të shtesës arsimore, prej tani qasje kanë 64.136 fëmijë.
Aplikimi për të drejtat e reja ende është në vijim dhe është e pritur përfshirja e familjeve që do t’i realizojnë të drejtat që mënyrë shtesë të rritet.