Nëna e Rita Orës ka një mesazh për qytetarët e Kosovës!
Ministria e Shëndetësisë së Kosovës ka inkurajuar qytetarët që të marrin vaksinë kundër pandemisë COVID-19. Kësaj here, mesazhi u përcoll përmes doktoreshës psikiatre dhe avokueses, Vera Ora.
Nëna e Rita Orës, Vera ka apeluar që të gjithë të vaksinohen kundër virusit COVID-19. Gjithashtu ajo theksoi se është vaksinuar.
Ora e cila është psikiatre në Londër ka thënë se vaksina plotëson të gjitha standardet për cilësinë, efikasitetin dhe sigurinë.
Më poshtë mund të ndiqni të plotë mesazhin e saj. /Prive.al