Kronikë e zezëRajoni

“3 orë nuk u nxor nga makina, ishte e tmerrshme” – dëshmitarja jep detaje për aksidentin e rëndë në Klinë

Shpërndaje

Mbrëmë ka ndodhur një aksident i rëndë në Klinë, ku si pasojë një person ka ndërruar jetë ndërsa dy të tjerë kanë pësuar lëndime të rënda.

Dëshmitarja e cila pa nga afër të gjithë ngjarjen, në emocione ka treguar për ATVLIVE se si viktima nuk është nxjerr nga vetura për një kohë të gjatë si pasojë e mungesës së mjeteve.

“Në fakt kam qenë në shtëpi këtu afër dhe e kam dëgjuar zhurmën e kam dal. Kam qëndru për rreth 3 orë dhe ka qenë një aksident i tmerrshëm. Ndoshta iu ka shpjeguar zëdhënësi ngjarjen, por unë dua të fokusohem të një gjë shumë thelbësore nga tragjedia që ka ndodhur, e që është fakti që personi nuk ka mund të nxirret për rreth tre orë nga vetura. Kjo ka ndodh për mungesë të mjeteve që i kanë pasur, sepse në vendet tjera mendojë që kanë pajisje speciale për me ndërhy në këto raste”, tha ajo.

Dëshmitarja ka treguar se edhe ato pajisje që i kanë pasur ndihma e shpejtë dhe policia janë prishur.

“Ka pasur paisjen që janë prishur dhe imagjinoje nëse ai person do të ishte gjallë dhe do të kërkonte ndihmë dhe ne nuk mund të bëjmë asgjë”, tha ajo duke shtuar se kanë qenë ata që kanë dërguar edhe fasho, si dhe bombolën e gazit në rast se ndizet zjarr.

Ndërsa Fadil Gashi, zëdhënës i policisë në Rajonin e Pejës ka treguar për gjendjen e të lënduarve.

“Rreth orës 20:57 minuta, policia është njoftuar për një aksident në rrugën Sadik Rama në Klinë. Vendit të ngjarjes menjëherë iu ka përgjigjur policia, pastaj zjarrëfiksat dhe emergjenca e qendrës së mjeksisë familjare. Gjashtë persona kanë përsuar lëndime, tre prej tyre lëndime serioze, ndërsa për një nga tre personat e lënduar rëndë më vonë mjeku kujdestar e ka konstatuar vdekjen. Dy të lënduar janë dërguar në Pejë dhe për njërin nga ta është udhëzuar që të dërgohet në Prishtinë. Ndërsa tre personat e tjerë pas tretmanit mjekësor në Klinë janë liruar për në shtëpi”, tha ai për ATVLIVE.