Showbiz

Arjola zbulon si ishte rrahur nga ish-burri: Më tha s’ke ku shkon, s’të merr kush me 3 fëmijë

Shpërndaje

Duket se martesa i ka lënë plagë të hapura ende aktores Arjola Demiri, e cila ka rrëfyer sërish me banorët e Big Brother.

Arjola gjatë bisedës me banorët rrëfeu se ka vuajtur nga depresioni si pasojë e ndarjes nga babai e tre fëmijëve të saj.

“Ndodhi një dhunë fizike dhe aty nuk durova dot më gjatë. Më tha s’ke ku shkon, nuk të merr më njeri me 3 fëmijë. Kam kaluar krizë identiteti, e doja atë më shumë se veten’’,- tha Arjola.

Më tej ajo tha se si pasojë e kësaj gjendje ka dashur t’i japë fund jetës.

*BIG Brother VIP Albania mund ta ndiqni ekskluzivisht në platformën IPKO, në dy kanale HD të dedikuara posaçërisht për të ndjekur banorët e shtëpisë më të famshme në Shqipëri, 24/7, pa pagesë shtesë, të numëruara 30 dhe 31 në listën e kanaleve, si dhe përmbledhjen javore në kanalin TOP Channel.

VIDEO