Rama nxjerr pamjet nga banesat te “5 Maji”: Të pastrehët e tërmetit do marrin falas pasurinë që rritet
Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamje nga banesat e ndërtuara në zonën e 5 Majit në Tiranë për familjet që mbetën në qiell të hapur pas tërmetit. Rama shkruan se pas pak vitesh kjo do të jetë zona më e kërkuar e Tiranës dhe lagjia më moderne në kryeqytet.
“🌟Gati kthimi në shtëpi i 100 familjeve të para të lagjes së re “5 Maji”, e cila mbajeni mend do të jetë pas jo shumë vitesh, zona më e kërkuar e Tiranës dhe lagja më moderne e kryeqytetit (bashkë me “Kombinatin e Ri”); me banesa, shkolla, kopshte, çerdhe, qendër shëndetësore, institucione publike, terrene sportive, klube, restorante, njësi tregtare, parqe publike e shumë gjelbërim😍
Krenar që të pastrehët e tërmetit në Tiranë do t’i marrin falas apartamentet e këtyre lagjeve, si një pasuri të patundshme e cila vetëm do të rritet❤️”, shkruan Rama.