Rajoni

Murati: Pajisjet e konfiskuara të kriptovalutave në veri shpenzojnë rrymë sa 500 shtëpi

Shpërndaje

Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka thënë të shtunën se 272 pajisjet e kriptovalutave të konfiskuara nga një aksion i Policisë së Kosovës në Leposaviq, shpenzojnë energji elektrike sa shpenzimi mesatar i 500 shtëpive.

Murati ka shkruar në Facebook se kjo nënkupton se me çmimet aktuale të importit, i bie që këto pajisjeje shpenzojnë energji elektrike në vlerë prej 60 mijë deri në 120 mijë euro në muaj.

“272 pajisje Antminer janë konfiskuar sot në mëngjes në një operacion të Doganës dhe Policisë, në pjesën veriore të vendit. Këto pajisje, nëse lihen të punojnë pandërprerë, shpenzojnë përafërsisht 300,000 kWh energji elektrike, apo sa shpenzimi mesatar i 500 shtëpive. Me çmimet aktuale të importit, i bie 60,000-120,000 euro/muaj. Për këtë po flasim kur po themi se nuk mund të lejojmë pasurimin e paligjshëm të disave, në kurriz të taksapaguesve”, ka shkruar Murati.