Ish-piloti amerikan që bombardoi Serbinë promovon librin në Kosovë
Ish-piloti ushtarak i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Jeffrey Fisher, e ka promovuar librin e tij në Kosovë të titulluar “Live Range” apo në shqip “Caku i drejtpërdrejt”.
Fisher po ashtu është në përfundim të librit të tij të dytë.
Lajmin e bëri të ditur ish-atasheu ushtak i Kosovës në SHBA Xhavit Gashi.
“Kënaqësi ta kem në dorë librin “Live Range” të nënshkruar nga vet autori, miku im dhe i Kosovës nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Koloneli tani në pension Jeffrey H. Fisher, ish atashe ushtarak i SHBA-së në Kosovë, por edhe një nga pilotët që morën pjesë në bombardimin e caqeve ushtarake në ish- Jugosllavi gjate luftes tonë për Çlirimin e Kosoves”.