Monitorim me dron, policia ndëshkon 74 shoferë, ja pamjet (VIDEO)
Në një video të publikuar në “Facebook” Policia e Shtetit tregon se si janë ndëshkuar 74 shoferë, shkeljet e të cilëve janë kapur përmes dronit.
Kujtojmë që pak ditë më parë Policia bëri me dije se dronet do të përdoren për monitorimin eshoferëve që shkelin rregullat e qarkullimit.
Njoftimi i policisë
Policia Rrugore vijon monitorimin e qarkullimit të automjeteve me DRON.
Njësia Operacionale për Sigurinë Rrugore ka vijuar në qarkun Berat monitorimin me DRON për të evidentuar dhe ndëshkuar shkelësit e Kodit Rrugor.
Gjatë monitorimit janë ndëshkuar me masë administrative 74 drejtues mjetesh, nga këta 34 për OASH.
Monitorimi do të vijojë në të gjitha rrugët në qarqet e vendit.