New York Times shkruan për ‘Sunny Hill’: A mundet një festival muzikor të bëj Kosovën më të mirë?
Dukagjin Lipa, 49 vjeç, qëndronte prapa skenës në festivalin e parë muzikor të Kosovës, me sy të zymtë duke u përpjekur t’i shpërfillte dy celularët që rrinin në tryezë përpara tij.
“Oh Zoti im” tha ai. “Nuk kam fjetur për 48 orë”, kështu e fillon tekstin gazeta prestigjioze New York Times kur shkruan për festivalin “Sunny Hill”, transmeton lajmi net.
Themelimi i festivalit tre-ditor, “Sunny Hill” – i kryesuar nga vajza e tij, ylli i popit Dua Lipa – ishte i dështuar, vazhdon shkrimi.
“Asnjë promotor nuk do të vinte me dëshirë në Kosovë. Është një makth logjistik. Është një makth financiar”, tha ai, kur u pyet pse askush nuk kishte bërë një festival të ngjashme më parë.
Më pas NYT shkruan “Z. Lipa tha se kishte blerë pajisje të skenës me vlerë 2 milionë dollarë nga Rumania, dhe kishte kërkuar disa favore për të lehtësuar kalimin nëpërmjet doganave. “Ne nuk thyejmë asnjë rregull, thjesht u munduam të bëjmë dicka më të lehtë për një gjë të mirë”.
Ai ndjeu nevojën për të organizuar një festival të tillë për një arsye: “Për më shumë se 50 vjet, ka pasur një keqkuptim për Kosovën. Nuk është ajo që lexoni”.
Në mendjen e shumë njerëzve, imazhi i Kosovës është ende formësuar nga lufta në fund të viteve 1990, në të cilat shqiptarët luftuan për pavarësi nga Serbia dhe më pas pasoi kriza e refugjatëve. Ndërsa Lipa dhe familja e tij janë shqiptarë etnikë, si rreth 90 për qind e popullsisë së vendit.
Marrëdhëniet e Kosovës me Serbinë mbeten të tensionuara. Të dy vendet ende nuk janë dakord me kufirin, qe mbetet hap kyç për Serbinë nesër dëshiron të bashkohet me Bashkimin Evropian.
Situata politike shton perceptimet e dobëta për Kosovën, tha z. Lipa. Ai e kupton atë kur njerëzit e pyesin se nga është ai.
Kur them “Kosova”, të tjerët me japin përgjigje, “Oh, sa e trishtuar, ndihem shumë keq për ty”, tha ai.