Showbiz

Qëllohet me armë reperi 50 Cent

Shpërndaje

Persona të paidentifikuar kanë qëlluar drejt reperit 50 Cent dhe 6ix9ine”>6ix9ine, ndërsa po xhironin një videoklip.

Nga incidenti nuk ka pasur asnjë të lënduar.

Policia gjeti në sheshxhirim në Greenpoint, Brooklyn 11 gëzhoja.

I dyshuari sipas TMZ po ngiste një Porsche të bardhë me targa të Neë Jersey. Nga gëzhojat e mbledhura besohet se arma me të cilën është qëlluar është një 9 mm gjysmë-automatike.

6ix9ine”>6ix9ine, 50, Casanova dhe Xha Murda ishin të gjithë në vendngjarje në kohën kur filluan të shtënat por asnjëri prej tyre nuk u qëllua.

Policia po shqyrton kamerat e sigurisë në rrugë por deri tani nuk ka asnjë të dëshuar.

Ky është incidenti i fundit ku 6ix9ine”>6ix9ine, emri i të cilit është Daniel Hernandez, është përfshirë.

Në korrik ai denoncoinë polici se e kishin rrëmbyer dhe nën kërcënimin e armëve i kishin marrë stoli me vlerë 750.000 dollarë.

Burime pranë reperit thanë se sulmuesi nuk ka patur shënjestër këtë të fundit, por policia nuk e ka përjashtuar si mundësi. Megjithatë autoritet kanë nisur një hetim më të zgjeruar, duke parë dhe kamerat e sigurisë, por ende nuk ka asnjë person të arrestuar.

Nuk është hera e parë që drejt reperave amerikanë ka sulme të tilla. Rasti me i fundit ishte ai i XXX Tentacion, i cili u qëllua për vdekje në makinën e tij.