Super kupa e UEFA-s me futbollistë prej 1.7 miliardë dollarë
MUTLU DEMİRTAŞTAN – Vlera e përgjithshme e futbollistëve që do të luajnë nesër në ndeshjen mes ekipeve spanjolle Real Madrid dhe Atletico Madrid për super kupën e UEFA-s është 1 miliardë e 784 milionë e 300 mijë euro, raporton Anadolu Agency (AA).
Sipas të dhënave të faqes gjermane Transfermarkt mësohet se Real Madridi, kampioni në Ligën e Kampionëve të UEFA-s sezonin e kaluar, ka një vlerë tregu prej 977 milion e 300 mijë euro, ndërsa Atletico Madrid që fitoi në UEFA Europa League ka një vlerë prej 807 milionë euro.
Ndërkohë futbollisti Gareth Bale i Real Madridit me 90 milion euro dhe Antoine Griezmann i Atletico Madrid me 120 milion euro shquhen si lojtarët më të shtrenjtë.
Vlera e tregut e parashikuar për futbollistët e Real Madridid është:
| Futbollisti | Vlera (euro) |
| Gareth Bale | 90 milionë |
| Toni Kroos | 80 milionë |
| Raphael Varane | 80 milionë |
| Isco | 75 milionë |
| Marco Asensio | 75 milionë |
| Thibaut Courtois | 65 milionë |
| Casemiro | 60 milionë |
| Marcelo | 60 milionë |
| Daniel Carvajal | 60 milionë |
| Sergio Ramos | 45 milionë |
| Karim Benzeni | 40 milionë |
| Nacho Fernandez | 35 milionë |
| Vinicius Junior | 35 milionë |
| Alvaro Odriozola | 30 milionë |
| Luka Modric | 25 milionë |
| Lucas Vazquez | 25 milionë |
| Keylor Navas | 18 milionë |
| Jesus Vallejo | 12 milionë |
| Marcos Llorente | 12 milionë |
| Dani Ceballos | 12 milionë |
| Andriy Lunin | 8,5 milionë |
| Borja Mayoral | 7,5 milionë |
| Kiko Casilla | 6 milionë |
| Raul de Tomas | 6 milionë |
| Federico Valverde | 6 milionë |
| Fabio Coentrao | 5 milionë |
| Martin Ödegaard | 4 milionë |
| Luca Zidane | 300 mijë |
| TOTAL | 977 milionë 300 mijë |
Vlera e tregut e parashikuar për futbollistët e Atletico Madrid është:
| Futbollsti | Vlera (euro) |
| Antoine Griezmann | 120 milionë |
| Koke | 70 milionë |
| Jan Oblak | 70 milionë |
| Saul Niguez | 70 milionë |
| Thomas Lemar | 70 milionë |
| Diego Costa | 60 milionë |
| Jose Gimenez | 50 milionë |
| Stevan Savic | 40 milionë |
| Lucas Hernandez | 40 milionë |
| Diego Godin | 35 milionë |
| Gelson Martins | 35 milionë |
| Vitolo | 25 milionë |
| Thomas | 25 milionë |
| Rodri | 25 milionë |
| Angel Correa | 24 milionë |
| Santiago Arias | 18 milionë |
| Nikola Kalinic | 14 milionë |
| Filipe Luis | 8 milionë |
| Juanfran | 5 milionë |
| Antonio Adan | 3 milionë |
| TOTAL | 807 milionë |

