ZYRTARE: Andre Silva largohet nga Milani, transferohet në La Liga

Shpërndaje

Andre Silva është transferuar në kampionatin spanjoll.

Sulmuesi portugez, Andre Silva, karrierën do ta vazhdojë në La Liga, ku është transferuar te skuadra e Sevillas.

Sevilla dhe Milan kanë arritur marrëveshje për huazimin një vjeçar të Silvas, me të drejtën e blerjes në fund të sezonit.

22 vjeçari te Milan ishte transferuar një vit më parë nga Porto për 40 milionë euro.

Ai në 24 paraqitje te Milani, ka realizuar vetëm dy gola./Lajmi.net/