Arnold Schwarzenegger shkelmohet nga prapa nga një person në Afrikë të Jugut

Shpërndaje

Aktori i mirënjohur, Arnold Schwarzenegger ishte sulmuar gjatë një udhëtimi të tij në Afrikën e Jugut.

Ish-guvernatori i Kalifornisë po merrte pjesë në ngjarjen “Arnold Classic Africa”, kur një person e goditi me të dy këmbët në shpinë, transmeton Koha.net shkrimin e Independent.

Ky incident raportohet të ketë ndodhur në Johannesburg.

Schwarzenegger në ato momente ishte duke u fotografuar me fansat e tij kur një burrë e goditi në shpinë 71 vjeçarin.

VIDEO