Shkarkohet Valon Bela nga posti i drejtorit ekonomik të Gjinekologjisë dhe Akusherisë
Ministri i shëndetësisë Venko Filipçe sot e shkarkoi drejtorin ekonomik të Gjinekologjisë, Valon Bela.
Shkarkimi erdhi pas përp.lasjes që kishte me drejtoreshën tjetër të këtij spitali, Viktorija Jovanovska.
Bela e akuzoi Jovanovskën për furnizime antiligjore. Ajo u kundërpërgjigj duke thënë se Bela e ka kushtëzuar që të punësojë dy këshilltarë të komunës Çair.
Bela ka dorëzuar dokumentacione në Prokurori, me të cilat pretendon se dëshmon punën antiligjore të drejtoreshës Jovanovska, kurse ajo ka paralajmërua padi për shpifje.
Gjithashtu vlenë të përmendet se sot Drejtori ekonomik i Klinikës për Gjinekologji dhe Akusheri, Valon Bela ka dorëzuar në Prokurori denoncimin për keqpërdorimin e detyrës zyrtare nga drejtoresha e Klinikës Viktoria Ivanovska.
“Ashtu siç paralajmërova dje, unë sot kam dorëzuar në Prokurorinë Publike den.oncimin tim për kryerjen e veprës pen.ale keqpërdorim të detyrës zyrtare nga ana e drejtoreshës Viktoria Ivanovska. Më duhet t’i njoftoj edhe qytetarët edhe institucionet se ajo nga dita e sotme ka filluar t’i kër.cënojë punëtorët, sidomos ata shqiptarë”, tha mes tjerash Bela.
Në videon më poshtë mund të ndiqni deklaratën e plotë të Belës.