“Bombat”, të publikuara nga “El Cheka”, nuk rrjedhin nga PPS-ja
“Bombat”, të publikuara në rrjetin social Facebook nga “El Cheka”, nuk kanë dal nga Prokuroria Publike Speciale. Nga PPS thonë se bombat të cilat i ka në dispozicion PPS-ja po ruhen me sigurinë më të lartë. Prokuroria Publike Speciale njofton se materialet që i posedojnë ruhen me procedura shumë të rrepta sigurie të cilat përfshijnë siguri fizike, administrative dhe informatike të informacioneve. Gjithashtu nga PPS në njoftimin e tyre theksojnë se gjatë analizave dhe përpunimit të materialeve veprohet në pajtim me rregulloret dhe procedurat interne për evidentimin e procesit të përgjimit dhe përpunimit të materialeve si dhe detyrimet për respektin e plotë të parimeve të sekretit dhe mbrojtjes së privatësisë të qytetarëve të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe personave të tjerë, të garantuara me Kushtetutë dhe Konventën Evropiane për të drejta të njeriut dhe me këtë çdo personi t’i garantohet respekti dhe mbrojtja e privatësisë të jetës së tij personale dhe familjare, thonë nga Prokuroria Publike Speciale.