Profesori shqiptar nga Kumanova i del në mbrojtje Xherdan Shaqirit
Shkruan: Sead Zimeri
Thuhet që shqiptarët janë të njohur për tolerancë, sidomos atë ndërfetare. Por nga komentet përbuzëse dhe denigruese të lojtarit shqiptar që paska falenderuar Zotin e tij në gjuhën që është standarde për muslimanët, gjuhën Arabe, e që ska asgjë të bëjë me injorancë apo mungesë të njohurive të shqipes, një realitet krejt tjetër del në pah. Por edhe sikur Xherdan Shaqiri të jetë vërtetë injorant, kush je ti që t’i tregosh se si i drejtohet ai Zotit të tij dhe në cilën gjuhë!
Është sinqerisht shqetësuese kjo tendencë totalitare ndër këta shqiptarë të mbushur me mllef dhe racizëm ndaj çdo gjëje islame, arabe, dhe lindore në përgjithësi. Lërini njerëzit të jetojnë si të duan dhe të adhurojnë kë të duan. Ky është kushti minimal i një personaliteti dhe kulture demokratike liberale.
Në këto reagime gjen gjithçka por tolerancë jo; as modernitet jo; as liberalizëm jo; as demokraci jo. Gjen njerëz fanatikë të të gjitha drejtimeve tjera. Çfarë zhgënjimi kulturor është ky!