Për të gjithë ata që duan të ndryshojnë emrin “Nënë” dhe për të gjithë ne që e dashurojmë!

Shpërndaje

Shkruan: Silvana Begaj

Ç’thot’ ajo e ve e gjorë,

-Mbretëreshë pa kurorë-

Faqe-çjerrur, lesh-lëshuar,

Shpirt e zëmër përvëluar;

Gjysm’ e vdekur: “O Shqiptarë,

Nënës mos ia bëni varrë!”

Fan Noli

A ka peshore të masë fjalën tënde, mirësinë tënde që përkedhel botën? A ka dashuri që mund të falet më shumë se jotja? A ka oqeane me bojë për të shprehur Ty?

O më madhështorja , më e bukura e grave në botë! .Ti që na dhe shpirt nga shpirti yt,na fale e humbe gjumin për ne,ti që s´ka botë dhe emër të të zëvendësojë!

Nënë! Ti nuk trembesh e nuk shqetësohesh nga fjalët e atyre që skuptojnë rëndësinë e fjalëve dhe veprimeve të tyre.

Se je ti, o Nënë, që kalove e u sprovove në mijëra beteja jete, në dallgë pa mbarim! Ti që jetën ke krijuar frymëzuar nga Zoti!

Kurrë o Nënë nuk mund ta zëvendësojnë emrin tënd, sa fryma e bijve që lindin nga barqet e tua të jetë.

Kurrë smund të të zëvendesojë vendin e piedestalit ku je në më të lartën qenie!

Ti ke bërë historinë, ti formove popuj, ti i dhe frymë cdo jete e gjallese, ti i dhe ngjyra botës…

Ti e bëre shiun të qaj e diellin të thajë brengat.

Ti, o Nënë ndalove acaret dhe kurrën e kurrës nuk mund ta përmendin emrin për keq e jo më të ta zevendësojnë me fjalë të zakonshme nga disa të marrë.

Ti o burimi dritës dhe dijes,ty që të ngritën profetët,gjenitë..ty që të dashuruan në pafundësinë e të fundmes ëndërr

O Zot! Si mund emrin e saj ta zhvlerësojnë me paturpësi ngjyrash të venitura?

A mundet kushdo të heqi atë që Zoti caktoi në tokë?

Se ti je gjithësia e një bote të fisshme dhe emri yt në yje shkruar do jetë,i gdhendur në gjithë bijat që ti linde!

A ka dorë më madhështore që ngrihet mbi qiejt e pluhurosur për të na përkedhelur?

A ka zemër më të madhe se e jotja që dhe universin e bënë të duket i vogël?

A ka shpirt më të gjërë ku galaktikat lundrojnë vetmuar?

A ka puthje më të ëmbël ku pranvera dhe lulet celin frymëzim, ku aroma e tyre emrin tënd lëshon në djepat e fëmijëve?

Përjetë emri yt Nënë qoftë e mos u tremb nga disa pika shiu që mbi ty baltë duan të lënë, por kjo baltë rrëzohet para emrit tënd o më e dlira o më e dashura o shpirti shpirtit tim!