Grubi pret në takim gjeneralin, Wesley Clark
Zëvendëskryeministri i parë dhe ministër për Sistem politik dhemarrëdhënie ndërmjet bashkësive, z. Artan Grubi sot ka pritur në takimish-komandantin Suprem të Forcave Aleate të NATO-së në Evropë dhe mikune madh të shqiptarëve, gjeneralin amerikan Wesley Clark.
Gjatë takimit Grubi ka theksuar se ndihet i nderuar që sot në vendintonë për vizitë gjendet ish-komandanti Suprem i NATO-së dhe miku i madhi vendit tonë, gjeneral i cili ka udhëhequr misionin që i dha fundkapitullit të dhimbshëm të historisë së vendeve në Ballkan.Grubi dhe Clark kanë diskutuar mbi situatën politike dhe të sigurisë nëvend dhe rajon, si dhe progresin e të arriturat që ka shënuar vendi ndërvite, duke u bërë shembull dhe për vendet e rajonit sa i përket paqes, stabilitetit dhe progresit.
Republika e Maqedonisë së Veriut si vend anëtar i NATO-së po kontribuontashmë edhe në misione paqeruajtëse jashtë vendit, derisa sfida e kësajrruge është falë mbështetjes dhe miqësisë me Shtetet e Bashkuara tëAmerikës dhe kontributit të dyanshëm, duke qenë kështu mirënjohës nërrugën e ndjekur nga kombet e lira dhe demokratike të botës, ështëshprehur kështu gjatë takimit Zëvendëskryeministri i parë, Grubi.
Clark në anën tjetër ka thënë se nuk do të mungojë mbështetja përsynimet e Qeverisë për zhvillim ekonomik dhe prosperitet mbarëshoqërorduke shtuar se Republika e Maqedonisë së Veriut është një nga vendetmike të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Europë dhe simbol ivendosmërisë në botën demokratike.