“Ne s’jemi dele”, Capital T anulon performancën në “Festën e Birrës”: Iu kërkoj falje, bojkotojeni!
Pjesëmarrja e këngëtarit serb Goran Bregoviç në Festën e Birrës në Korçë, ngjalli shumë reagime dhe komente negative. Artistët shqiptarë shpërthyen me kërkesën për të bojkotuar eventin.
Capital T, i cili do të ishte i ftuari special për hapjen e mbrëmjes së parë, ka vendosur të anulojë performancën e tij në event. Përmes një reagimi në Insragram ai shkruan se artistët dhe populli shqiptar “nuk janë dele” ndaj duhet të gjithë “të bojkotojnë eventin”.
“I bëj thirrje bashkisë së Korçës, absolutisht që të anulojë prezencën e tij në Shqipëri për faktin se konflikti Kosovë-Serbi është ende i hapur edhe nuk i takon asaj si institucion shtetëror që të sjellë një artist serb këtu në Shqipëri”, është shprehur këngëtari.
“E ndjeva të rrugës që të reagoja për eventin e festës së birrës në Korçë për faktin se unë isha i ftuar për të bërë hapjen e atij evenimenti dhe realisht isha shumë i lumtur që të jem aty, afër njerëzve që e duan muzikën time edhe e duan prezencën time aty, por kur pashë se një artist serb siç është Goran Bregovic, prej të cilit janë inspiruar forcat serbe dhe kanë kënduar këngët e tij gjatë luftës në Kosovë, atëherë u detyrova që të anuloja performancën time. Iu kërkoj falje të gjithëve! I bëj thirrje bashkisë së Korçës, absolutisht që të anulojë prezencën e tij në Shqipëri për faktin se konflikti Kosovë-Serbi është ende i hapur edhe nuk i takon asaj si institucion shtetëror që të sjellë një artist serb këtu në Shqipëri”, është shprehur Capital T.