Komentuesit “bombardojnë” Kastriot Rexhepin / Anëtarët e BDI-së e lavdërojnë, të Besës e pyesin: Për sa bitkoina u shite?
Komentuesit “bombardojnë” Kastriot Rexhepin / Anëtarët e BDI-së e lavdërojnë, të Besës e pyesin: Për sa bitkoina u shite
Deputeti i Levizjes Besa tradhtoi sot shumicën e re të paralajmëruar në Kuvend e që sot duhej ta rrëzojë qeverinë. Në momentet e fundit, pa kurrfarë paralajmërimi, Kastriot Rexhepi nuk ka shkuar në Kuvend, ndërsa nuk ka kontaktuar me askënd. Pas disa orësh ai shkroi në Facebook se nuk do të shkojë në Kuvend për të votuar rrëzimin e qeverisë, pasi siç shprehet, këtë e bën për të mirën e shtetit, përcjell in7.
Qindra komente, shumica fyese kanë vërshuar profilin e Rexhepit në facebook. Pjesa më e madhe, aktivistë të Lëvizjes Besa e quajnë tradhtar të idealit të tyre dhe i kërkojnë llogari se për sa para është shitur Rexhepi.
Ajo që vërehet janë edhe disa komentues që e mbrojnë dhe i thurrin lavde Kastriot Rexhepit. Por nëse hyn në profilet e tyre, vërehet se janë aktivistë të BDI-së, të cilëve u rrezikohen karriket e pushtetit./in7.tv