MaqedoniTop Lajme

Përfundon aksioni për dislokimin e shitësve ambulant përreth tregut të gjelbër në Tetovë

Shpërndaje

Kryetari i Komunës së Tetovës Bilall Kasami ka bërë të ditur se pas afatit një javor ka përfunduar sot aksioni për dislokimin e shitësve ambulant përreth tregut të gjelbër.

“Pas kësaj, personalisht vizitova tregun, ku sy më sy diskutova me shitësit që janë sistemuar brenda tezgave që janë të lira dhe në dizpozicion për të shitur produktet” u shpreh Kasami. Sipas tij ka edhe shumë tezga të tjera të lira dhe shpresojmë që sa më shpejt të gjithë shitësit do të vendosen në vendet e duhura konform rregulloreve dhe ligjit.

“Falënderojmë edhe shitësit ambulant për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin me Komunën e Tetovës. Komuna është institucion për zgjidhjen e problemeve të qytetarëve, e jo institucion që të kenë frikë qytetarët”deklaroi kryetari Kasami.