Rajoni

Kapen 400 kg kokainë brenda bananeve në Mal të Zi (Foto)

Shpërndaje

Sekuestrohen 400 kg kokainë në arkat me banane në Mal të Zi. Bëhet me dije se kokaina vinte nga Ekuadori.

Mediat e huaja shkruajnë se ishin punonjësit e kompanisë së bananeve ata të cilët njoftuan edhe policinë, e cila mbërriti menjëherë ne vendin e ngjarjes ku edhe konstatuan drogën mes arkave.

Ndërkohë bëhet me dije se kanë nisur hetimet për kompaninë që është në pronësi të biznesmenit Dragan Bokan. Ende nuk ka një reagim zyrtar nga kompania. Ndërsa policia ka marrë edhe deklaratat e punonjësve.