Ministri i Shëndetësisë lë nam me ‘kaubojkat’ e tij në emision

Shpërndaje

Ministri i ri i Shëndetësisë, Rifat Latifi, ka befasuar sërish me dukjen e tij në paraqitjet publike. Por, kësaj radhe nuk është kravata ajo që mori vëmendje, shkruan Express.

Paraqitja e tij më shumë i ngjau filmave Western ku protagonisti kryesor është Clint Eastwood apo John Wayne.

I pari i Shëndetësisë cili u komentua për kravatat e tij flutur, sonte u paraqit në emision me çizme të stilit “kauboj”.