MaqedoniTop Lajme

“LIRI, DREJTËSI DHE BARAZI”, protesta për nder të Rexhail Qerimit, i cili humbi jetën në burg

Shpërndaje

Me moton “Liri, drejtësi dhe barazi” sot në ora 13:40 në sheshin “Skënderbeu” në Shkup filloi protesta për nder të Rexhail Qerimit.

Protesta duhet të përfundojë në Zyrën e BE-së në Shkup dhe u inicua nga vëllau i tij.

Pjesëmarrësit në protestë kërkojnë hetim ndërkombëtar për disa raste gjyqësore ku të dënuar janë shqiptarë.

Kujtojmë se Rexhail Qerimi humbi jetën më 27 janar në burgun e Idrizovës.

esi