Shporta minimale sindikale në janar ishte 35.811 denarë
Shporta minimale sindikale për muajin janar të këtij viti është 35.811 denarë dhe është rritur për 770 denarë në krahasim me dhjetor 2021, njofton Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë (LSM), përcjell FLAKA.
Në Shportën Sindikale pjesëmarrje më të madhe prej 15.317,93 denarë ose 42,77 për qind kanë ushqimet dhe pijet, me 11.447,24 denarë, përkatësisht 31,97 për qind banimi, higjiena është e përfaqësuar me 6,74 për qind ose 2.415,09 denarë, transporti 25,7 për qind, veshmbathje, 2,7 për qind ose 2.165,27 denarë, kulturë 1.067,86 ose 2,98 për qind dhe mirëmbajtje shëndetësore me 745,34 denarë ose 2,08 për qind.
Këto shifra, sipas LSM, tregojnë se kërkesa e tyre për rritjen e pagës minimale në 18.000 denarë dhe gradualisht në të gjitha pagat e tjera është e arsyeshme.
“Rritjen më të madhe të indekseve të kostos së jetesës e kanë shënuar ngrohja qendrore për amvisëri me 14 për qind, energjia elektrike për ekonomitë familjare me 9,4 për qind,… Gjithashtu, rritje e indekseve të kostos së jetesës në janar 2022, krahasuar me muajin paraardhës është regjistruar në kafe, çaj, kakao 4.3 për qind, peshk 3.5, fruta të freskëta dhe të ngiria 3.4 për qind, produkte ushqimore tjetër 2.5 për qind”, thonë nga LSM.
Shporta e sindikatës përcakton shpenzimet minimale të jetesës së një familjeje prej katër anëtarësh në baza mujore.