Vërshime në disa qytete të Kosovës (Foto)

Shpërndaje

Reshjet e shiut kanë shkaktuar përmbytje nëpër disa qytete të Kosovës të enjten.

Gjendja më e rëndë duket në Skenderaj, sipas fotove të sigurara nga Albazone Mediua. Rrugët janë vështirësuar për kalimin e veturave.

Ndërkohë, ruga nga Klinë në Pejë është e gjitha e mbuluar me ujë.

Vërshimet ka pasur edhe në fshatrat Leshan e Drenoc.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka paralajmëruar se në ditët e ardhshme pritet të ketë përkeqësim të motit.