Azir Aliu, kandidat për Ministër i Shoqërisë Informatike dhe i Administratës Publike

Shpërndaje

Profesori universitar Azir Aliu është propozuar nga ana e Aleancës për Shqiptarët për të menaxhuar me Ministrinë Shoqërisë Informatike dhe i Administratës Publike si kuadër adekuat dhe meritor për këtë pozitë.

Por kush është ministri i ri i Ministrisë së Shoqërisë Informatike dhe i Administratës Publike

Azir Aliu, Kandidat për Ministër i Shoqërisë Informatike dhe i Administratës Publike
Azir Aliu aktualisht është i punësuar si profesor universitar në Universitetin e Evropës Juglindore në Tetovë, në Fakultetin e Shkencave Kompjuterike dhe Teknologjisë. Aliu ka qenë drejtori i parë dhe iniciator i parkut të parë teknologjik SEEUTechPark në Tetovë. Në të kaluarën ka mbajtur postin e nënkryetarit të Bordit në Universitetin e Evropës Juglindore.
Përveç përvojës akademike, Azir Aliu ka edhe një karrierë të gjatë në sektorin privat si ndërmarrës, mentor dhe konsulent. Poashtu ka qenë këshilltar i Presidentit të Qeverisë për Inovacion, TIK dhe Arsimin e Lartë. Azir Aliu është i vetmi përfaqësues nga Maqedonia e Veriut në Programin “Digital Citizenship Education” në Këshillin e Evropës.
Shkollimin formal e kreu në Universitetin “Shën Kiril dhe Metodi” në Shkup, ku fitoi titullin Doktor i Shkencave të Informacionit. Ai është autor i disa punimeve kërkimore shkencore dhe menaxher i disa qendrave per inovacion në RMV.