Fatmir Mexhiti, Kandidat për Ministër i Shëndetësisë propozuar nga ASH

Shpërndaje

Aleanca për Shqiptarët nga e java e ardhëshme do të drejtoj Ministrinë e Shëndetsisë e cila si e tillë do të menaxhohet nga mjeku specialist Fatmir Mexhiti.

Në vazhdim janë të dhënat për biografin e Fatmir Mexhitit.

Fatmir Mexhiti është mjek specialist në neurologji, me përvojë menaxheriale në sektorin e shëndetësisë publike, me fokus në sigurimin e cilësisë së shërbimit, si dhe në analizën dhe përpunimin e temave që lidhen me aspektet profesionale të kujdesit shëndetësor terciar.

Nga viti 2015 është Neurolog pranë ISHP QU për neurologji Shkup, Reparti për sindroma të kokëdhimbjes dhe dhimbjes. Ka qenë Anëtar dhe Kryetar i bordit drejtues të Fondit të Sigurimeve Shëndetësore (2017-2018) dhe Këshilltar i Ministrit të Shëndetësisë (2017).
Para kësaj, ka qenë mjek në SHZHQ QShU për Neurologji Shkup (2011 – 2015), në Njësinë e Kujdesit Shëndetësor Primar “Dr Fatmir” (2007-2010) dhe në Spitalin e Përgjithshëm “Ferid Murad (2000-2007).

Fatmir Mexhiti ka specializuar në neurologji pranë Universitetit “Shën Kirili dhe Metodi” (2015), është licencuar për praktikë mjekësore pranë Odës së Mjekëve të Maqedonisë së Veriut (2000), ndërsa si Doktor i mjekësisë ka diplomuar pranë Universitetit të Sarajevës (1999).