MPB-ja me detaje rreth përleshjes së mbrëmshme ku mbetën të vrarë dy persona
Ministria për Punë të Brendshme (MPB) ka dal sot me disa të dhëna rreth përleshjes së armatosur që ndodhi mbrëmë vetëm pak minuta pas orës 20:00 ku mbetën të vrarë dy persona dhe një tjetër i plagosur.
“Më 06.03.2023 në ora 20:11 minuta në SPB-Shkup është denoncuar se në një objekt hotelierik në rrugën Samoilova” në Shkup 5 persona të veshur me të zeza dhe me maska në kokë kanë shtënë me armë zjarri drejt personave J.K. 37 vjeç dhe E.I. 28 vjeç të cilët kanë ndërruar jetë në vendngjarje, derisa personi i plagosur A.T. 34 vjeç është dërguar në Spitalin e Qytetit për kurim dhe pas sanimit të plagëve është lëshuar në kurim shtëpiak. Për rastin menjëherë është njoftuar edhe prokurori publik i cili ka dalë në vendngjarje dhe me urdhër të të cilit trupat janë dërguar në autopsi. Rreth orës 20:30 në rrugën drejtë Orizares së Epërme është djegur një makinë “Audi A6”. Me urdhër të prokurorit publik janë marr në bisedë informative më shumë persona dhe po ndërmerren masa adekuate për zbardhjen e vrasjes”, thuhet në njoftimin e policisë.