Ali Ahmeti shpallet qytetar nderi në Prizren

Shpërndaje

Me vota unanime, asambleja e Kuvendit Komunal të Prizrenit ka votuar për shpalljen qytetar nderi, të kryetarit të BDI-së, Ali Ahmeti.

Ceremonia solemne u mbajt sot në Prizren, në mesin e shumë personaliteteve politike.

Në fjalën e tyre të gjithë përfaqësuesit politik të partive, vlerësuan lart kontributin e Ali Ahmetit.

Sipas tyre, jeta e Ahmetit për më shumë se 40 vite ka qenë në funksion të shqiptarëve, fillimisht në Kosovë dhe pastaj edhe në Maqedoninë e Veriut.

VIDEO

Njoftimi edhe nga Komuna e Prizrenit:

Përmes një seance solemne të Kuvendit Komunal, pas votimit unanimisht të kuvendarëve më 28 mars 2024 për shpalljen Qytetar Nderi të Kryetarit të Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, Kryetari Shaqir Totaj sot ia dorëzoi certifikatën zyrtare dhe çelësin e qytetit z. Ahmeti, në shenjë nderimi e respekti për kontributin e dhënë në çështjet kombëtare, veçanërisht si përkrahës i Pavarësisë së Kosovës.
“Prizreni di t’i nderoj personalitetet e kalibrit të z. Ahmeti, kontributi i të cilit ndihet në tërë rajonin, në të cilin shqiptarët janë faktor stabiliteti, pikërisht si rezultat i njerëzve si Ali Ahmeti” – u shpreh Kryetari Totaj.
Në mesin e delegacionit që shoqëronte Kryetarin e BDI-së, ishte edhe Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi dhe politikanë të rëndësishëm shqiptarë, me të cilët Kryetari Totaj vizitoi edhe Lidhjen Shqiptare të Prizrenit, me ç’rast kujtuan të gjitha figurat e shquara kombëtare, të të gjitha kohërave, që punuan dhe u flijuan për atdheun.