RajoniTop Lajme

Prokuroria e Hagës: Mandati i ZPS përfundon kur BE njofton Kosovën se hetimet dhe procedurat që rrjedhin prej tyre janë mbyllur

Shpërndaje

Zëdhënësi i Zyrës së Prokurorit të Specializuar në Hagë, Chris Bennett, ka thënë se mandati i këtij institucioni vazhdon derisa të përfundojnë hetimet dhe procedurat që rrjedhin prej tyre.

“Mandati i Zyrës së Prokurorit të Specializuar vazhdon derisa Këshilli i Bashkimit Evropian t’i njoftojë institucionet e Kosovës se hetimet dhe çdo procedurë që rrjedh prej tyre kanë përfunduar”, tha Bennett për Radion Evropa e Lirë.

Ndërkohë, deputetë të PDK-së kanë kërkuar seancë për zhbërjen e Speciales, ndërsa kreu i PDK-së, Bedri Hamza, tha se “të gjitha veprimet demokratike dhe ligjore janë të mundshme”.