RajoniTop Lajme

Sonte sërish protestë, “Liria ka emër” bën thirrje për pjesëmarrje

Shpërndaje

Platforma qytetare “Liria ka Emër” ka paralajmëruar një tjetër tubim në Prishtinë, pas aktgjykimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi.

Përmes një njoftimi të publikuar në rrjetet sociale, platforma ka bërë thirrje për pjesëmarrje në tubimin e sontëm në shesh.

“Shihemi n’21:00 n’shesh!”, thuhet në njoftimin e “Liria ka Emër”.