Bebe Rexha këndon përkrah Eminem, ja çfarë i tha shqiptares reperi i njohur

Shpërndaje

Besojmë të gjithë e mbani mend ‘Monster’ të Rihannas me Eminem. Një këngë e shkruar nga këngëtarja shqiptare Bebe Rexha. Edhe pse në fillim e krijoi për vete, më pas mendoi se do t’i shkonte më shumë Eminem-it.

Por si ishte takimi i saj me reperin e njohur? Ajo tregon se Eminem e ka thirrur këngëtaren në skenë në festivalin ‘Coachella’. Ndërsa në prova i kishte thënë: O Zot, je shumë cool’.

Përgjigja e tij e ka lënë pa fjalë: ‘Nuk është cool të njihesh me mua’.